Published description: Universiteti i Durrësit në formën e tij moderne është themeluar në vitin 2006, por gjurmët e tij shtrihen në vitin 1380, duke e bërë një nga institucionet më të vjetër në Europë. Universiteti i Studimeve të Durrësit (latinisht: Universitas Studiorum Dyrrhachium) është krijuar rreth vitit 1380, por për shkak të sulmeve osmane është tërhequr në Zarë për të themeluar Studium Generale, ose Universitetin e Zarës, me Rektor të Parë, Gjon Durrsakun (1396). Në formën e tij moderne, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), çeli dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007 me rreth një mijë studentë nga i gjithë vendi. Me hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, nuk ishte për qëllim hapja e një institucioni të ri në vend, por hapja e një institucioni ndryshe, i cili do të sillte eksperiencat më të mira akademike perëndimore. Sot UAMD numëron 20 mijë studentë dhe është universiteti i dytë më i madh në vend.
Creation date: 2017
Subscribers: | 288 |
Videos: | 146 |
Views: | 42,055 |
Average number of Views per Video: | 288 |